H4cK3D by Banny.h4ck |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Bismi'l-lahi'rr-rrahmani'rr-rrahim
Me emër të Zotit bëmirës e mëshirues
Allah emnin ta përmendim pa ia nda
Me nisë punën me të gjithkush borxh e ka
Gjithsa punë që niset vetëm për hajrat
Emni Zotit ka me i dhënë shumë bereqat
Emnin Allah n’të gjitha punët duhet përmend
Se pa të s’ka hajr i mbrami kurrnjë send
Gjithsa punë me kanë me nisë me emën t’Tij
Asnjëhere qeder s’i bëhet pun’s së tij
Allah thuaj në gjithësa frymë që je tue marrë
S’ka dyshim se puna e jote prihet mbarë
Njëherë me zemër Allah kush mundet me thanë
Rrëxon gjynah sa dushku i malit shumë me kanë
Emnin e Zotit, paqt bëhet kush e përmend
Dhe muradi i kryhet Zotin me përmend
Prej denimit n’dashi ju për me shpëtu
Shpirtit të shejtit salavat me i këndu
Emine emnin e ka nëna e Mustafas
Abdullahun shejti babë e ka pasë
Kur Muhamedi u afrua për me ardhë
Shumë alamete u bëjshin pak pa ardhë
Atij muej që leu shejti i thonë Rebi
Dymbëdhjetën natë prej atij muaj n’arebi
Ajo natë që leu shejti isht’ e hënë
Dëgjo për at’ natë çudë alamete u bënë
Tha Eminja pashë at’natë çudi një dritë
Sikur dielli për dritare kur rrezitë
Si vetim shpejt duel prej shpije çud u bë
Gjithë dynjaja me këtë nur që dritë u bë
Prej Medine n’Shami sherif gjithçka ka
Pash tanë shehrët dhe katundet gjithë sa ka
Dhe tha n’hava ishte shtrue një dyshek
Emnin sundus shtrues’ i tij ishte melek
Dhe i pash tha tri bajraqe ishin zbritë
Një mbi Qabe një n’mashrik dhe një n’magrib
Mirë e dita se po vjen hajri njerëzisë
Merr prej dore sundin e gjithë batilisë
Shejtit atë natë pejgamberllëkun ja vunë
Dhe prej qielli dreqin atë natë e përzun
Në gjithë xhihanin u bë atë natë zelzele
Të gjithë qyfarët patën t’madhe velvele
Kishë e havra shumë u rrëxuen pa hesab
Batilisë u hyni brenda shumë azab
Thojshin njerëzit leu hazreti mustafa
U hoq terri bota mbeti n’shumë sefa
Dhe një zë prej Haku vinte: Ja emin
Ty rahmet t’kam falun për gjithë alemin
Vjet e shejtit pasi ju bënë katërdhjetë
Prej xheneti zbriti taxhi nubuvvet
Vahj i zbritke xhebraili dhe kelam
Tue i thënë gjithë Zoti ty t’ka bë selam
Zbriti Kur’an Muhamedit dit’ e natë
Qiti në mejdan fort shumë Iloje muxhizat
Me Resulin n’dashi me kanë të pa ndam
Thueni për të es-selatu ves-selam
Dij mu’xhizet e Resulit qysh janë kanë
Pasi pa to asnjë pejgamber s’është kanë
Pak muxhize t’Muhamedit këtu janë thanë
Për me ditë ai që muxhizet s’di si janë
Më e para ai mubarek trupit tij
Nuk i binte hiq në tokë hija e tij
Trup’i shejtit tanë qe nur dyshim nuk ka
T’gjithë e dine se nuri hiç hije nuk ka
Edhe një re’ daima ecte me të
Sikur çader daima shkonte mbi te
Sikur çeshme qitën ujë gishtat e tij
Shumë gjallesa pinë atë ujë dhe mbet pa u pi
E mbull hurmen pejgamberi n’një mejdan
Posa e mbuall hurmes menjëherë pemt ju bënë
Një ditë shejti me xhibril kah bënë kelam
Vinte një pemë tue i dhënë atij selam
Ja poq qingjin një jehude shejtit ja pru
I tha qingji mos më ha, se m’ka zehru
Pash muxhizët e shejtit tonë ja rabbena
N’atë zeman që tutem fort rahmet ana
Prej muxhizëve t’shejtit ne i tham do fjalë
Dëgjoni për të përmbi qiella qysh u dalë
Xhenetlij kush të donë për me kanë
Mustafas i çon salat dhe shumë selam
Eni vëllazën merrni vesh për Mustafan
N’natë miraxhit punët e tija qysh janë kanë
Të gjithë e dinë miraxh i thuhet plak e djalë
Asaj natë që Resuli n’qiell ka dalë
Natë e hëne ajo natë sahi haber
Natë e madhe ajo natë isht’ kanë megjer
Me hadithe për atë natë është tregu
Mustafaja n’shpi t’Ymmihanës është qëllu
Emër i bëni xhebrailit Zoti hak
Shko n’xhenet tha ta marrësh një burak
Dhe tha merre prej xhevahiri një taxh
Dosti gati le t’më bëhët për miraxh
Çoja le t’i hypë atij ai dosti Im
Dhe le të vjen ai për me pa dizarin Tim
Xhebraili n’xhenet shkoi taxhin e merr
Dhe e zgjodhi një burak shumë myteber
Shumë buraka pa aty t’gjithë pinë e hanë
Dhe e pa një veç isht’ nda dhe gjithë po qanë
Lot për fëtyre shumë i shkojshin pa ia nda
Sa shumë dert qe mushkënit ju kishin tha
Xhebraili tha burakut pse po qane
Gjithë ky dert që vajit hiq nuk po ja ndan
Tha buraku xhebrailit n’atë zeman
Ashiqare ndjeva një zë një zeman
«O Muhamed» ashiqare kush e dëgjon
Ajo thirrje gjithë kujt zeinrën ja biron
Prej asaj kohe nuk di unë ku jam
Zotit, emnit t’Muhamedit ashik jam
T’gjithë me hajr ja bënë miraxhin Mustafas
Dhe i thanë se shumë nasib ti paske pasë
Gjithse sa murade kie ja Resul
S’ka dyshim se te Allahu janë kabul
Kërko se mejdani yt është o Resul
Kësaj derexhe nuk ju ka bë kush vusul
Në çdo qiell ai që hypi dhe që dulë
Shumë alamete pashë at’natë tha ai Resul
Pa melaqet gjithë ibadet kah po bëjnë
Në shumë tyrli itaat Zotit kah i bëjnë
Xhebraili shkoi me shejtin gjithë po i prinë
Dhe mbi qiella gjithë çka ka n’selam i rrinë
Prej një qielli n’tjetrin qiell shkoi përpjetë
Deri n’Sidre udha që ju ka zatetë
I Xhebrailit vendi ishte ai mekam
Prej se fali Haku gjithë çka është i bamë
Xhebraili te mekami i vet u ndalë
Mustafaja: O Xhebrail tha mos u ndalë
Dhe i tha qysh po m’le vetëm ore vlla
Dosti dostin me lënë vetëm ku ke pa
A s’e dinë se në këtë vend unë jam garib
N’ymer tim kurr përmbi qiella nuk jam hypë
Xhebraili tha Resuli ej habib
Mos mendo se në kët mekam ti je garib
Udha ime te ky vend u bë temam
Prej këtij vendi më tutje kurr nuk jam kanë
Dhyl-xhelali pasi mu m’ka porositë
Prej këtij vendi një krah mandej mos me qitë
Veç një ferkëm prej këtij vendi unë me dalë
Nuri i Zotit krejt më djegë mua tue kanë gjallë
N’atë zeman resuli tha o xhebrail
N’paq murad po t’bëhem une ty delil
Xhebraili tha o dost i Perëndisë
Për ymet tëndë kam murad me i kurtalisë
N’ditë t’mahsherit krahin mbi xhehnem me shtru
Gjithë ymmetin n’xhenet për njëherë me i pru
Mustafaja tha rri këtu o dosti jem
N'u djegt kush le të digjet veç ky trup i jem
Xhenetlij për me kanë kush dëshiron
Mustafas i çon salat dhe shumë selam
Mustafaja ke me te kah banë kelam
Zbriti refrefi përpara i dha selam
Për njëherë e muer shejtin n’at’ zeman
Shkoi me te ai përmbi Sidre-muntehan
Gjithsa send pa Mustafaja tue dalë
Dhe u poq me hak Allahun dhyl xhelal
Pa hurufë dhe hiq pa zë ai Padishah
Mustafas i foli hiq pa ishtibah
Muhamed tha Allahu dhyl xhelal
Gjithë alemin veç për ty që e kam falë
Herse sa murade sonte ti n’i paq
T’japi një derti njëmijë tyrli ilaç
Ja ilahi kam te Ti tlia këtë rexhan
Me ju falë ymmetit sa kusure kanë
Robë zaif janë n’ahiret zo çka do t’bëjnë
Të madhënia e Jote ata çka do të gjëjnë
Ditë e natë më shumë gjynah bëjnë se sevab
Fort keq tutëm që me zjarr i bënë azab
Dhe miraxhi për mejdani due me m’dalë
Po ymmetit çka kam o Zot me u falë
Zoti tha qe o Muhammed mustafa
Mos ki gajle hatri yt le t’jenë n’sefa
Prej ezeli për ty kam thanë dost i Jem
Dhe e shkrova emnin tëndë me emën Tem
Gjithë ymmetin ty ta fala ej habib
Dhe xhennetin Unë ju bëna nasib
Pasi e bëne këtë miraxh lype ymmet
Vend miraxhit qoftë namazi për ymmet
Dhe namazin kush e falë pa ia nda
Sa sevabë kanë gjithë melaqet ai i ka
Udhë e mbarë tha: ej habib ti shko apet
Thirr ymmetin le t’bëhën gati për xhenet
Sa kush bëhet gati tha ai për xhenet
Mue më sheh dhe nuk ka send më lezet
Urdhëni Zotit Refrefi erdh n’atë zeman
Apet shejtin e çoi n’atë vend ku është kanë
Gjithsa send shejti që i bëni sejr
Githë sahabve me njëherë ju dha haber
Urdhëni i Zotit tha është pesë vakte me i falë
Pasi t’gjithë prej kësaj dynjaje kem me dalë
Të gjithë me hajr ja bënë miraxhin dhe u gëzun
Sa haber që dha Resuli besë i zunë
Thanë mjaft kemi ne që jem ymmet i ytë
Dhe qe gjindem n’donjë herë te hizmeti vtë
Ja Rabi për hyrmet të pejgamberit Tëndë
Mos na ndaj ne kurrë Ti prej rahmetit Tëndë
Ja Rrahim për hyrmet të esmai husnasë
Për dashni t’gjithë enbijasë dhe evlijasë
Sa dua që bëjmë te Ti na i bënë kabul
Dhe muradet neve gjithë na i bënë vusul
Tahiri fakirit dhe fali rahmet
Shokun iman vendin falja në xhenet
Prej të dashunve Tu kurrë ja Rabb mos e ndajë
Prej hizmetit dinit ne kurrë mos na ndajë
Ja Allah pashë hak Muhammed mustafan
Kur të vdesim merrna shpirtin me iman
Natën e varrit t’gjitha sualeve, xhevab
Ja Rabbi na i bën kollaj hiq pa azab
Ja ilahi mos na bënë ne dal-lin
Kësaj duaje thuni të gjithë ju: Amin
Prej ymmetit razi qoftë hak Zoti ynë
Dhe rahmet pastë mbi ata gjithë Zot i ynë
Shumë shyqyr Zotit dhe Resulit selam
Ky mevlud me izë t’Tij u bë temam DUAJA E MEVLUDIT El-hamdu li'l-lahi'l-ledhi lem jet-tehidh sahibeten ve la veleda. Ve's-salatu ve's-selamu 'ala sejjidina Muhammedin huve efdalu'n-nasi mevlida. Ve 'ala alihi ve as'habihi'l--ledhine lem juthiru alejhi malen ve la validen ve la mevluda.
Zoti hak xhel-le xhelaluhu për hyrmet të hazreti Muhamed Mustafas, këtë Kur'ani kerim dhe këtë Mevludi sherif që u kërduen, kabul i bëftë.
Sa sevabe që u bënë prej këtij këndimi, më të dobi-shmit të gjithë njerëzve dhe më të mirit të gjithë pejgam-berëve, shefaatbësit në ditë t’mahsherit, Muhamed Mus-tafas, mubarek shpirtit t’tij hedije ja bëm.
Xhenabu rabbu'l-alemin te ai mubarek në bashçe të xhennetit të vorri i tij e çoftë. Shpirti i atij mubareki prej nesh gjithmonë razi dhe hushnut qoftë. Te resulu'll-llahi makbul, të mirë e të dashur bëna ja Rabbi.
Edhe tjerëve Pejgamberani idham ve rusuli kiram alejhimu's-salatu ves-selam, mubarek shpirtave të tyre ikram ja u bëftë. Edhe familjes së Pejgamberit dhe sahabëve që janë kanë, ensar e muhaxhirin, tabiin e myxhtehidin, ridvanu'll-llahi teala alejhim exhmein, mubarek shpirtave të tyre ikram ja u bëftë. Dhe evlija e suleha, mubarek shpirtave të tyre ikram ja u bëftë.
Edhe mahsus këtij që u bë sebeb me bë këtë mexhlis, amelet makbul, xhynahet magfur dhe gjithsa nijjete për hajr që i ka, Allahu xhel-le shanuhu me kollajllëk nasib ja bëftë. Evladët e tij prej ylemave që bëjnë amel dhe zingjinave që bëjnë shyqër, ja bëftë.
Prej Myslimanëve në Ahiret që janë shkue, Allahu xhel-le shanuhu të gjitha xhynahet afv dhe magfiret ja u bëfte. Edhe çka janë gjallë ine ymer të gjatë e me shumë mexhlise e gëzime nasib ja u bëftë.
Dinit Islam jepi ndihem e fuqi, kurse mbi batilinë gjithmonë galib dhe fitues, bëna ja Rabbi.
Në tokë e në deti, mysafir e asker që janë, shumë selamet epu ja Allah. Haxhive që e kanë bë zijaret, tekrar dhe tjerëve me mall të hallallit me bë zijaret Qaben, Zoti nasib na e bëftë
Xhennetin dhe dizarin e Zotit me pa, Zoti nasib na e bëftë. Edhe më të mbramën frymë me dal prej kësaj dynjaje tue thanë: Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve eshhedu en-ne Muhammeden abduhu ve resuluhu, bëna nasib ja Erhame'rr-rrahimin.
Subhane Rabbike Rabbi'l-izzeti amma jesifun. Ve selamun 'ale'l-murselin. Ve'l-hamdu li'l-lahi Rabbi'l-alemin.
|
|
|
|
|
|
|
Sot Gjithsej 29 visitors (59 hits) MonDChe |
|
|
|
|
|
|
|