wWw.Risi-Mitro.Tk Gezuar 2009 Muzik Humor Filma vizatimorVideo 2009 Gezuar 2009 Muzik Humor Filma vizatimorHD VIDEO Zgjedh nje opcion degjimi
Ballina Prtnerët Zemra Chat Programi FotoGaleria VideoKlipe Muzikore VideoKlipe Humoristike Filma Shqiptar

   
  H4ck3D by Banny.h4ck ~ maLware ~ Cr4ckBG
  Hadithe
 

Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe Të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për All-llahun dhe Të Dërguarin e Tij. Ndërsa kush shpërngulet të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, shpërngulja e tij vlerësohet për atë që është shpërngulur.”

____________________________________________________________________________________________________________________________


''Në një betejë ishim me Të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) me ç'rast na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja.” Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim.”


____________________________________________________________________________________________________________________________

Babai im Jezidi, i ka marrë disa dinarë (prej ari) që t'i ndajë sadaka dhe i lë te një njeri në xhami. Pastaj unë shkova, i mora dhe i solla, e ai më tha: “Pasha All-llahun, unë nuk t'i kam destinuar ty.” U ankova për të tek I Dërguari i All-llahut a.s. i cili na tha: “E jotja është ajo çka ke vendos, o Jezid, kurse e jotja ajo që e ke marrë o Ma'n.”


____________________________________________________________________________________________________________________________

“Vërtet All-llahu nuk shikon në trupat tuaj as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat tuaja.”
____________________________________________________________________________________________________________________________


“E kanë pyetur Të Dërguarin e All-llahut a.s. për njeriun që lufton për të treguar trimëri, që lufton për fanatizëm (nacional, fisnor ose familjar) dhe për sy të botës, cila prej këtyre (luftërave) është në rrugë të All-llahut?” I Dërguari i All-llahut a.s. thotë: “Kush lufton (me armikun) vetëm për dominim dhe epërsi të fjalës së All-llahut (fesë së Tij - Islamit), vetëm ai është në rrugë të All-llahut.”

____________________________________________________________________________________________________________________________

Kur të përleshen dy muslimanë me shpatat e tyre (për ta vrarë njëri-tjetrin), edhe vrasësi edhe i vrari janë në zjarr.” Atëherë i thashë: “O I Dërguari i All-llahut, për vrasësin është e qartë, por përse edhe i vrari?” Lajmëtari atëherë përgjigjet: “Sepse edhe i vrari ka dëshiruar ta vret shokun e vet.”
____________________________________________________________________________________________________________________________

Namazi i njeriut në xhemat është më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij apo diku tjetër për njëzet e disa shkallë. Kush merr abdest, në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami me të vetmin qëllim që ta falë namazin në xhemat, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa i ka marrë kohën namazi (në xhami). Secilin prej jush e bekojnë engjëjt, derisa të gjendet në vendin ku është falë namazi, ata thonë: “O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin.” Engjëjt veprojnë kështu përderisa njeriu të mos fillojë t'u pengojë të tjerëve, apo ta prish abdestin në xhami.”
____________________________________________________________________________________________________________________________

I Dërguari i All-llahut a.s., se All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet All-llahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë por nuk mund ta kryejë, All-llahu në tërësi do t'ia shkruajë atë vepër si të kryer, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, All-llahu do t'ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqindherë më tepër. Por nëse dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, All-llahu do t'i shkruajë një vepër të mirë në tërësi, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë All-llahu ia shënon vetëm një vepër të keqe.”

____________________________________________________________________________________________________________________________


Pasha All-llahun, unë i drejtohem me tevbe dhe istigfar All-llahut për mëshirë dhe falje më tepër se shtatëdhjetëherë në ditë.”
____________________________________________________________________________________________________________________________

 

Frikësohuni (ruajuni) nga zjarri, qoftë edhe me gjysmë hurme.” “Secilit prej juve Krijuesi i vet do t'i drejtohet drejtpërdrejt (me të folur-pyetje) pa përkthyes. Do të shikojë nga ana e tij e djathtë, e nuk do të sheh tjetër gjë veçse veprat e tij (të mira). Pastaj do të shikojë nga ana e tij e majtë, e nuk do të sheh tjetër gjë veçse veprat e tij (të këqija). Do të shikojë përpara vetes e nuk do të sheh tjetër veçse zjarrin (e Xhehennemit) para fytyrës së tij. Andaj, mbrohuni nga zjarri (i Xhehennemit), qoftë edhe me gjysmë hurme, e kush nuk e gjen këtë, atëherë me fjalë të mirë.”

____________________________________________________________________________________________________________________________


“Derisa Lajmëtari a.s. na e mbante hutbenë, një njeri qëndronte (në këmbë), andaj (Alejhisselami) pyeti për të dhe (të pranishmit) i thanë: “Ebu Israili është zotuar se do të qëndrojë në diell, e nuk do të ulet, as nuk do të strehohet nën hije, as nuk do të flasë, vetëm do të agjërojë.” Atëherë Lajmëtari a.s. tha: “Urdhërojeni të flasë, të strehohet nën hije, të ulet dhe ta plotësojë agjërimin e tij.” “Feja më e dashur tek All-llahu është ajo, pronari i së cilës është vazhdimisht i angazhuar në të.” Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për në rrugë, e një ditë i zuri nata para një shpelle në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe plotësisht e mbylli hyrjen e shpellës. Ata thanë: “Shpëtimi nga ky shkëmb është vetëm që ta lusim All-llahun e madhërishëm që ta largojë për hir të veprave tona të mira.” Njëri prej tyre tha: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk ju kam dhënë të hanë e as të pijnë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më hutoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk ju erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t'i trazoj, por edhe që t'i ushqej para tyre familjen dhe shërbëtorët, andaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këmbët e mia klithnin të uritur, të cilëve u kam dhënë qumësht pasi janë zgjuar prindërit dhe e kanë pirë qumështin të cilin ua kisha sjellur. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty, e për askënd tjetër, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpelle në të cilën gjendemi!” Shkëmbi pak u lëviz, por jo edhe aq sa të mund të dalin! Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të afërme të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë botën, - sipas një transmetimi tjetër - e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë, andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë burrat prej grave të tyre), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbretëronte uria e kushërira e dashur u detyrua të vijë tek unë dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të vetmohet vetëm ajo me mua, dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë plotësisht e përfitova, - sipas një transmetimi tjetër - kur i bashkova këmbët e mia me të saj, ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju All-llahut dhe mos e përbiro unazën (mos e kryej aktin) pa të drejtë.” Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm edhe pse e doja më tepër se çdokënd tjetër, e lëshova në liri duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë në të cilën jemi!” Shkëmbi përsëri edhe pak lëvizi nga hyrja e shpellës, por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj. Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar përveç një njeriu i cili u largua para se ta marrë mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si duhet dhe pasuria e tij u shumëzua. Pas një kohe rrogtari im më erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m'i jep të hollat për mëditjen time të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devet dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar.” Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unë nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe e çoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëtarët dolën dhe e vazhduan rrugën!”

 
  Sot Gjithsej 25 visitors (68 hits) MonDChe  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free